Pique përgatit lamtumirën, zbulon datën e tërheqjes nga futbolli

Futboll

Pique përgatit lamtumirën, zbulon datën e tërheqjes nga futbolli

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelona-s, Gerard Pique, ka zbuluar planet për të ardhmen në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo-n.

32-vjeçari ka bërë të ditur se do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist me fanellën e Barçës, duke zbuluar edhe datën e tërheqjes. "Skuadra ime e fundit do të jetë Barcelona", ka thënë ai.

"Nuk kam ndërmend të vesh një fanellë tjetër, sepse arsyeja që luaj futboll është se kam qenë një tifoz i Barçës gjatë gjithë jetës. Kontratat duhen respektuar dhe synimi im është të luaj deri në  vitin 2022".

"Natyrisht, unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen dhe nuk e di nëse do të luaj deri atëherë. Nëse nuk do të jem më në një nivel të pranueshëm, nuk do të kem asnjë problem të largohem më parë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat