Lamtumirë Pochettino; Dele Alli dhe Kane “përlotin” me mesazhet e tyre

Futboll

Lamtumirë Pochettino; Dele Alli dhe Kane “përlotin” me mesazhet e tyre

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:15
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino nuk është më trajneri i Tottenham. Shkarkimi i tij u zyrtarizua mbrëmë dhe kjo shkaktoi shumë reagime.

José Mourinho është emëruar në vend të argjentinasit, në stolin e “Spurs”, por në dhomën e zhveshjes së skuadrës londineze nuk do të jetë e thjeshtë të harrohet ish-trajneri.

Këtë e tregojnë përmes mesazheve të tyre në rrjetet sociale dy futbollistë kryesorë te Tottenham, Dele Alli dhe Harry Kane. 

Image

I pari, përmes llogarisë së tij në Instagram dhe Twitter dëshironte ta përshëndeste Pochettino dhe ta falënderonte për atë që bëri me Tottenham, por, mbi të gjitha, ka fjalë të mëdha në nivelin personal: "Nuk mund ta falënderoj sa duhet këtë njeri. Ai më mësoi aq shumë. I jam po aq mirënjohës për gjithçka që bëri për mua. Fat të mbarë dhe shpresoj të të shoh së shpejti, miku im!”

Pas disa orësh, edhe kapiteni i Tottenham, Harry Kane, dëshironte t'i dërgonte një mesazh Pochettino: "Shef, unë do t’ju jem përgjithmonë mirënjohës, që më ndihmoe të përmbush ëndrrat e mia. Kemi përjetuar disa momente fantastike në 5 vite e gjysmë, që nuk do t'i harroj kurrë. Ju keni qenë trajneri im, por edhe miku im; ju falënderoj për këtë marrëdhënie. Fat të mbarë në aventurën tjetër!"

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat