A kërkon falje?

Futboll

A kërkon falje?

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:40
Ronaldo

Ashtu siç pritej nuk kishte kërkesë për falje. Një gjë e tillë nuk bën pjesë në karakterin e Cristiano Ronaldos.

Por gjithsesi, gjithçka i është kthyer normalitetit me yllin portugez që pas grumbullimit me kombëtaren ka gjetur qetësinë edhe te Juventus.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, CR7 dhe disa prej senatorëve të “Zonjës së Vjetër” që nuk u pajtuan me sjelljen e tij pas zëvendësimeve nga trajneri Maurizio Sarri kanë lënë gjithçka mënjanë, duke fokusuar te sfidat e ardhshme në fushën e lojës.

Kjo është konfirmuar edhe nga takimet e batutat gjatë seancës së fundit stërvitore. Sidoqoftë, pesë herë fituesi i Topit të Artë mbetet në dyshim për ndeshjen e ardhshme në Serie A.

Juventus do të luajë të shtunën në orën 15:00 në udhëtim kundër Atalantës, ndërsa Sarri do të vendosë për aktivizimin e sulmuesit të tij vetëm përpara sfidës.

Portugezi vuan një shqetësim në gjurin e djathtë dhe është stërvitur i vetëm nga pjesa tjetër e skuadrës.

Trajneri i Juventusit e kishte zbuluar edhe më parë se Ronaldo kishte probleme fizike, ndërsa aktivizimi në eliminatoret e Euro 2020 nuk e ka ndihmuar futbollistin të rikuperohet shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat