Jean-Clair Todibo cilësohet si një prej mbrojtësve më të talentuar dhe për këtë arsye është transferuar nga Toulouse te Barcelona.
Megjithatë, 19-vjeçari nuk ka gjetur hapësira në formacionin katalanas dhe sipas informacioneve të spanjolles Sport, ai është gati të shkojë diku tjetër.
Bayer Leverkusen thuhet t’i ketë vënë syrin Todibos dhe është gati të negociojë me Barçën.
Aspirinat janë gati të paguajnë 10 milionë euro për lojtarin, por Barcelona është gati të pranojë vetëm nëse ka opsionin e riblerjes në të ardhmen.