Shqiptari tregon për ferrin, na larguan me helikopter në Serbi

Futboll

Shqiptari tregon për ferrin, na larguan me helikopter në Serbi

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:26
Shqiptari tregon për ferrin

Futbollisti Mërgim Mavraj qëndroi për pak kohë jashtë fushave të blerta, kjo për shkak të një dëmtimi në shpatull.

Por, mbrojtësi shqiptar tashmë është gati të kthehet në fushën e lojës me ekipin e tij Greuth Furth , që do të luajë derbin ndaj Nurnbergut, këtë fundjavë.

Mbrojtësi shqiptar ka folur për “nordbayern.de”mbi ndeshjet derbi, ku ka përmendur atë sfidën mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014, që u ndërpre.

“Jam mësuar me beteja. Luajmë në shtëpi dhe është një përparësi e madhe për ne, pasi kemi dhe tifozët. Ndeshja e 2014-ës mes Shqipërisë dhe Serbisë, ishte më shumë se një derbi apo luftë. Na larguan nga stadiumi me helikopter”, shprehet Mavraj.

Më tej ai ka shtuar: “Ky është një nga derbit më të vogla. Deri është 90 minuta krenari, për klubin dhe qytetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat