Hysaj titullar ndaj Milanit

Futboll

Hysaj titullar ndaj Milanit

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Në Seria A pritet të luhet sfida e rëndësishme midis Milanit dhe Napolit. Të dyja ekipet janë duke kaluar një formë jo të mirë, teksa tashmë do të kërkojnë vetëm rikthimin tek fitoret. Problemet e shumta tek ekipet i kanë detyruar trajnerët të bëjnë ndryshime të mëdha në formacion. Në sfidën midis tyre pritet që formacionet të jenë ndryshe nga ato të javëve të para.

Kuqezinjtë janë ata që situatën e kanë më problematike. Teksa gjenden shumë pranë vendeve të fundit, trajneri Pioli pritet të ndryshoj jo pak në skemën e tij. Për kuqezinjtë pritet që në vend të Calhanoglu do të luajë Bonaventura ose Rebic. Ndërsa pjesa e prapavijës pritet të jetë me Conti, Musakio,Romagnoli, Hernandez. Në mesfushë pritet rikthimi i Biglias, ndërsa në sulëm dyshja Piatek Suso.

Nga ana tjetër, Ançeloti kërkon të gjej ekuilibrat në ekip. Rinovimi fillon nga mbrojtja, ku në krahë të majtë pritet të filloj nga minuta e parë Elsi Hysaj, i cili do të jete në një vijë me Koulibaly, Manolas, Di Lorenzo. Ndërsa në sulëm me Milik jashtë, dyshja që do të plotësoj 4-4-2, pritet të jetë Mertens Lozano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat