“Çartet” Balotelli, kapet me trajnerin dhe largohet nga stërvitja!

Futboll

“Çartet” Balotelli, kapet me trajnerin dhe largohet nga stërvitja!

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:43
Mario Balotelli dhe Fabio Grosso.

Mario Balotelli u largua nga stërvitja e Brescia sot pasdite, pasi raportohet se kishte një përleshje me trajnerin e klubit, Fabio Grosso.

Gazzetta dello Sport raporton në burime se kishte tension midis Balotellit dhe Grossos në stërvitjen e ditës së sotme.

“Mario, shko”, i ka thënë trajneri sulmuesit, i cili më pas u largua një orë më herët se zakonisht.

Megjithëse klubi mohon zënkën, 28-vjeçari duket se ishte shumë i nervozuar. Tani mbetet për tu parë nëse Balotelli do të përballet me Romën të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat