Kryendeshja drithëruese në Therandë 

Futboll

Kryendeshja drithëruese në Therandë 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:45
Kryendeshja drithëruese në Therandë 

Dy skuadra me të njëjtat pikë në renditje, që i prijnë tabelës, nesër do të ballafaqohen mes vete, Ballkani nga Theranda dhe Gjilani. Është kryendeshja drithëruese e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës, e cila do të luhet në orën 13.00.

Gjilani në saje të goldallimit më të mirë prinë me 31 pikë por aq pikë ka edhe Ballkani në pozitën e dytë.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka sprovë të vështirë ndaj Gjilanit që drejtohet nga Gentjan Mezani. Ballkani ka përparësinë e fushës, ndërsa Gjilani beson në përvojën e lojtarëve.

Në javën e 16-të takohen – e premte: Ballkani-Gjilani (13.00), e shtunë: Drita-Llapi (13.00), Flamurtari-Feronikeli (13.00), Drenica-Vushtrria (13.00), Prishtina-Trepça ’89 (14.00) dhe të dielën Ferizaj-Dukagjini (13.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat