Anëtari i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka marrë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Rashkaj deri më tani ishte pjesë e skuadrës suedeze, Eskilstuna, por duket se kësaj aventure ai i ka dhënë fund.
Lojtari ka komunikuar përmes rrjetit social ‘Facebook’ që nuk do të jetë më pjesë e Eskilstuna.
Ai nuk ka dhënë ndonjë sinjal se cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm.
Mbetet të shihet në vazhdim se cila do to jetë zgjedhja e mesfushorit të Kombëtares së Kosovës.