Lajme të mira tek PSG, pritet rikthimi i Neymar

Futboll

Lajme të mira tek PSG, pritet rikthimi i Neymar

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 20:59
Neymar

Neymar është afër rikthimit nga lëndimi.

Ylli brazilian pritet të regjistrojë paraqitjen e tij të parë që kur pësoi një lëndim gjatë muajit tetor, në pauzën e kombëtareve.

Ndeshja PSG – Lille pritet të jetë ndeshja kur Neymar do të rikthehet në aksion, por kjo nuk do të mbyll të gjitha telashet e Thomas Tuchel.

Trajneri gjerman ka njoftuar për situatën e përmirësuar të Neymar, por nuk ka lajme të mira lidhur me Kylian Mbappe.

“Neymar po ndihet mirë. Ai është stërvitur mirë dhe do të jetë me grupin për ndeshjen e nesërme, por nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur 90 minuta” ka thënë Tuchel.

Kurse, sa i përket Mbappe, trajneri i PSG ka bërë të ditur se lojtari është i sëmurë.

Tuchel nuk mund të llogarisë as në shërbimet e Marco Verratti dhe Ander Herrera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat