Rashford: Nuk ka më të mirë se Solskjaer

Futboll

Rashford: Nuk ka më të mirë se Solskjaer

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 21:38
Rashford dhe Solskjaer

Solskjaer është zgjedhja më e mirë për Man Utd, sipas Rashford.

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford, ka komentuar sërish lidhur me situatën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Me shkarkimin e Mauricio Pochettino nga Tottenham, janë rritur zërat që dërgojnë argjentinasin në ‘Old Trafford’, duke nxitur kështu një përgjigje të Rashford.

“Nuk kishte asnjë hezitim për mua kur nënshkrova kontratën e re” ka thënë fillimisht Rashford, para se të komentonte situatën e trajnerit.

“Njësoj ishte për Ole. E shihja se ku qëndron koka e tij. Ole është djalë i mrekullueshëm dhe klubin e ka në zemër, prandaj nuk ka zgjedhje më të mirë për skuadrën, sipas mendimit tim” ka shtuar lojtari.

Mbetet të shihet nëse bordi i Man Utd do të synojë që të nënshkruajë me Pochettino, ose Solskjaer do të vazhdojë punën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat