Juan Cuadrado ka rinovuar me Juventus.
Bisedimet mes yllit kolumbian, Cuadrado dhe skuadrës së Juventus kanë përfunduar me sukses.
Cuadrado ka nënshkruar kontratën e re me Juventus, duke marrë kështu një vendim të madh për të ardhmen e tij.
Kolumbiani do të jetë pjesë e ‘Biankoneri’ deri në vitin 2022, dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.
Cuadrado ka gjetur hapësirat e tij në formacionin e Maurizio Sarri, ku shpeshherë është aktivizuar si mbrojtës krahu.