Sneijder: Po të isha më profesionist, do të konsiderohesha në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Futboll

Sneijder: Po të isha më profesionist, do të konsiderohesha në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 00:59
Wesley Sneijder

Wesley Sneijder, ish-ndërkombëtari holandez, u bë një nga lojtarët më të mirë në Europë në vitet 2010, megjithatë ai kurrë nuk e fitoi Topin e Artë. Ish-mesfushori i Ajaxit, Real Madridit dhe Interit, ndër të tjera, ka zbuluar se nëse do të kishte qenë më profesionist në jetën e tij, do të kishte qenë në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Duhet të jem i sinqertë me veten time, jam ky që jam. Nëse do të kisha jetuar 100% si profesionist, do të isha në atë listë, me Messin dhe Cristianon,” – deklaroi Sneijder për Fox Sports.

Por edhe pse pretendon se mund të kishte qenë në nivelin e Leos dhe Ronaldos, Sneijder e bën të qartë se nuk pendohet për jetën e tij.

“Nuk pendohem për këtë. Jo se nuk e kam menduar, thjesht nuk e doja. Më pëlqeu ta dëfrehesha se brenda fushës dhe jashtë saj. I fitova të gjitha çmimet që mund të fitosh, kështu që nuk pendohem as për një sekondë.”

Holandezi, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, nuk e kapen që nuk  ka marrë një çmim individual të më të mirit në botë:

“Unë jam një lojtar i ekipit dhe gëzoj sukseset e përbashkëta. Kanë kaluar pothuajse dhjetë vjet dhe njerëzit akoma vijnë për të më thënë që unë duhet të kisha fituar Topin e Artë në vitin 2010. Ata më pyesin nëse kam ndonjë problem me këtë. Fitova Ligën e Kampionëve. Kjo është shumë më mirë për mua sesa një çmim individual.”

Në karrierën e tij si lojtar, Sneijder thekson se një nga lojtarët që e ka befasuar më shumë ishte Guti (Real Madrid).

“Nuk foli me mua për tre muaj kur u bashkova me ekipin, por që nga momenti kur filluam të luanim së bashku, kuptoheshim me sy mbyllur. Ai njeri ishte fenomenal, më bëri shumë përshtypje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat