Boateng humb durimin: Do të krijoj një Task-Forcë

Futboll

Boateng humb durimin: Do të krijoj një Task-Forcë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 01:01
Kevin-Prince Boateng

Kevin-Prince Boateng ka dhënë një intervistë të gjatë për Corrirere della Sera. Ylli i Fiorentina-s është ndalur veçanërisht te çështja e racizmit. Ai është kthyer të flasë në lidhje me episodet e fundit, si ai i Verona-s me Balotelli-n.

"Nuk më mjafton që pas fyerjeve ndaj Balotelli-t, t'u ndalohet hyrja një pjese të tifozëve", ka thënë Boateng. "Unë shpresoj gjithmonë që të ketë sjellje pozitive dhe uroj që publiku të ketë mësuar diçka dhe të mos i përsërisë sjellje të caktuara".

"Duhet skualifikuar fusha. Klubet duhet të paguajnë për sjelljen e tifozëve të tyre. Ose, nëse do të jetë e nevojshme, të jepet humbja në tavolinë. Në stadiume duhet të ketë më shumë telekamera për të gjetur ata që bëjnë gjeste të tilla", ka thënë Boateng.  

"Fjalimi im mbi racizmin në OKB? Ka qenë një ditë e rëndësishme e jetës sime. Po çfarë është bërë nga ajo kohë për të luftuar fenomenin? Një task-forcë, e përmbledhur në mbledhje dhe ide. Fushata No to racism në Champions nuk mjafton".   

Po organizoj një task-forcë timen me evenimente, duke përfshirë futbollistë të tjerë. Jam i lodhur, njerëzit nuk e kuptojnë si ndihen Balotelli, Boateng ose Koulibaly kur kthehen në shtëpi. Ne jemi vetëm. Çmendem kur dëgjoj komente të tipit 'fiton 5 milionë euro dhe ankohesh'. Mbeten cikatrice që nuk mund të fshihen".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat