Shokët e ekipit qeshën me gafën e Boyata, UEFA jo...

Futboll

Shokët e ekipit qeshën me gafën e Boyata, UEFA jo...

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:01
Dedryck Boyata

Dedryck Boyata ka luajtur gjatë pjesës së parë të kualifikueseve të Europianit ndaj Rusisë me fanellën e gabuar. Shokët e ekipit kanë qeshur me këtë gjë, por UEFA jo.

Ajo që u tregua si një gafë qesharake në fitoren 4-1 ndaj Rusisë mund të ketë pasoja për Belgjikën.

Boyata luajti me fanellën e Batshuayi, diçka që UEFA nuk e lejon. Ajo ka akuzuar federatën Belge për shkeljen e rregullores, e cila nuk lejon lojtarët të zbresin në fushë me fanellën e gabuar.

Si pasojë, Belgjika do të gjobitet, shuma do të bëhet e ditur në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat