Kaos te Brescia, Balotelli përplaset me trajnerin dhe braktis stërvitjen

Futboll

Kaos te Brescia, Balotelli përplaset me trajnerin dhe braktis stërvitjen

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:58
Mario Balotelli

Historia e dashurisë mes Brescia dhe Mario Balotelli zgjati rreth tre muaj, por mbase, duke parë gjendjen aktuale të gjërave, ajo kurrë nuk filloi. Siç u mësua dje, sulmuesi mungoi në stërvitjen e skuadrës, pas një seri ngjarjesh të papëlqyera të tij. Trajneri Fabio Grosso u inatos me të drejtë. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, shkaku i kësaj situate ishte ky: Balotelli e kuptoi që nuk ishte përfshirë në formacionin fillestar, të provuar, për ndeshjen kundër Romës, ndaj braktisi stërvitjen e së enjtes. 

Trajneri i Brescia preferon dyshen Donnarumma-Torregrossa në repartin ofensiv, jo Balotellin. Ndër të tjera, seanca e djeshme sigurisht që nuk ishte e re, por thjesht kulmi i një serie seancash stërvitore, që nuk i pëlqyen trajnerit të Brescia. Presidenti Massimo Cellino, gjithashtu, dha një deklaratë të shkurtër për ngjarjen, që na bën të kuptojmë shumë rreth ndjesive të Mario Balotelli në këtë periudhë: "Unë nuk isha në kampin stërvitor, Grosso nuk më telefonoi për incidentin. Më duhet të dëshmoj se nuk është asgjë serioze. Në çdo rast, pas asaj që i ndodhi në Verona (koret raciste), te Mario nuk ka më buzëqeshje”.

Tani, çfarë do të ndodhë? Një largim nuk përjashtohet në janar, por në të ardhmen e afërt pritet të kuptojmë nëse lojtari të paktën do të grumbullohet për ndeshjen kundër Romës. Në të vërtetë, sipas “Il Corriere dello Sport”, mundësia e një “paqeje” të mundshme me trajnerin nuk është e pamundur. E parashikueshme është sesi Balotelli do ta merrte një masë ndëshkuese, e vështirë për t’u kategorizuar si zgjedhje tekniko-taktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat