Ishte e rëndë, e zbulon tradhtinë

Futboll

Ishte e rëndë, e zbulon tradhtinë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 10:23
Ishte e rëndë, e zbulon tradhtinë

Ish bashkëshortja e Gigi Buffon, Alena Seredova ka folur për mediat rozë në Itali, ku ka zbuluar edhe detajet se si e mësoi tradhtinë e legjendës italiane të portës, që çoi më pas në divorcin e çiftit.

“Ishte e rëndë. E kam mësuar gjithçka në radio dhe isha e parafundit që mora lajmin, sepse i fundit ishte babai im. Megjithatë nga kjo histori kam dalë më e fortë dhe më e mirë, pasi kam ende një familje të ekuilibruar”, deklaroi Seredova.

Më pas modelja çeke zbuloi se mban ende foto të Gigit në muret e shtëpisë, pasi sipas saj, të dy kanë ende një lidhje të fortë, që janë dy fëmijët që ata kanë.

Alena Seredova dhe Buffon qëndruan të lidhur për disa vite dhe sollën në jetë fëmijët më 2007-ën dhe 2009-ën, ndërsa më 2011-ën u martuan me një ceremoni në Katedralen e Pragës.

Divorci mes të dyve erdhi në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat