Ofron 600 milionë euro

Futboll

Ofron 600 milionë euro

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 11:54
Ofron 600 milionë euro

Pas konfirmimit të negociatës nga Roma, mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë të bisedimeve mes Xhejms Palotës dhe manjatit amerikan Den Fridkin.

“Mbreti” i makinave amerikane ka qenë në kryeqytetin italian gjatë ditëve të fundit me stafin e tij të përbërë prej disa personash dhe ka vizituar zyrat e klubit verdhekuq.

Ideja e tij është të nisë si ortak për të marrë më pas drejtimin.

Palota (i cili ndërkohë dëshiron të mbajë mazhorancën) duket se do ta marrë në konsideratë ofertën e Fridkinit, i interesuar fillimisht të mbulojë një rritje kapitali prej 150 milionësh brenda 31 dhjetorit. Në mes qëndron edhe vlerësimi: Palota kërkon 800 milionë, Fridkin ofron 600.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat