Luis Suarez i hap dyert Lautaro Martinez. Edhe Messi "futet" në negociata!

Futboll

Luis Suarez i hap dyert Lautaro Martinez. Edhe Messi "futet" në negociata!

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:06
Messi, Lautaro Martinez

"Barcelona bën shumë mirë që kërkon një sulmues, sepse në këtë klub duhet të ketë gjithmonë konkurrencë dhe duhet një sulmues që të shënojë, pasi edhe unë nuk mund të jem i përjetshëm".

Me këto fjalë, Suarez u tregua modest dhe i sinqertë në lidhje me merkaton katalanase, që ka shënjestruar tashmë Lautaro Martinez, duke qenë se Harry Kane është e pamundur, ashtu si Mbappe, edhe pse Rashford mund të jetë mundësia e vetme.

"El Mundo Deportivo" sakaq ndalet te fakti se "El Toro" Martinez ka rënë në sy për mënyrën se si ai luan dhe merret vesh me Messin edhe në kombëtaren e Argjentinës. "Pleshti" ka raporte të mira më të.

Veç kësaj, nuk vuan presionin në ndeshjet e mëdha, duke qenë se i ka shënuar Barcelonas, Juventusit dhe Dortmundit. Sigurisht, Interi shet shumë shtrenjtë, por më së shumti "shet" dhe kjo është ajo që shtyn Barcelonan për një goditje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat