Ballkani shënon golin e epërsisë ndaj Gjilanit

Futboll

Ballkani shënon golin e epërsisë ndaj Gjilanit

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:33
Ballkani

Është duke u zhvilluar ndeshja e parë e javës së 16-të në mes të Ballkanit dhe Gjilanit në Suharekë.

Skuadra vendase ka arritur të kaloj në epërsi në minutën e 15-të, me anë të sulmuesit Blend Baftiut.

Ky është goli i 10-të i Blend Baftiut në këtë edicion me skuadrën nga Suhareka, dhe pikërisht golat e tij po mundësojnë që Ballkani të jetë në krye të tabelës.

Kujtojmë që ndeshja ka nisur me shumë tensione, ku gjyqtari Genc Nuza pritet të mos ketë  një punë fare të lehtë në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat