Përfundon pjesa e parë, tre gola të shënuar në Therandë

Futboll

Përfundon pjesa e parë, tre gola të shënuar në Therandë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:52
Foto nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapesë të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit.

Skuadra e Ismet Munishit ka përfunduar pjesën e parë me epërsi 2:1 ndaj skuadrës së Gentian Mezanit.

Golat për Ballkanin në këtë pjesë të parë i shënuan dyshja tejet e talentuar, Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli.

Ndërsa për skuadrën mysafire të vetmin gol e shënoi Gerhard Progni në minutën e 36-të të ndeshjes.

Momentalisht këto dy skuadra ndajnë vendin e parë në tabelë, ndërsa me një fitore të mundshme Ballkani do të mbetej e vetmuar në pozitën e liderit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat