Ronaldo nuk grumbullohet për Atalantën

Futboll

Ronaldo nuk grumbullohet për Atalantën

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 15:41
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në listën e Juventusit për derbin kundër Atalantës.

Të shtunën Atalanta pret Juventusin në ndeshjen që luhet nga ora 15:00.

Trajneri Maurizo Sarri, ka vendosur që për këtë ndeshje të mos e ftojë Cristiano Ronaldon.

Emri i portugezit nuk figuron në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.

Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ndonjë masë ndëshkuese për Ronaldon, për rebelimin e tij kundër Milanit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat