Barcelona fiton me përmbysje 

Futboll

Barcelona fiton me përmbysje 

Nga: K. Goca Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 14:51
Barcelona fiton me përmbysje 

Barcelona triumfon me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Leganesit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Municipal de Butarque”.

Në minutën e 12-të, Youssef En Nesyri nga rreth 13-14 metra me një goditje mjeshtërore shënoi gol të bukur në këndin e epërm të djathtë të portierit ter Stegen.  

Në minutën e 53-të, Messi për bukuri harkoi nga goditja e dënimit dhe Luis Suarez nga afërsia me kokë barazon shifrat 1:1. Në minutën e 81-të, mbrojtja e vendasve e hutuar dhe Arturo Vidal nga afërsia pa vështirësi shënon dhe 1:2 për Barcelonën.   Pas javës së 14-të, Barcelona renditet në vendin e parë me 28 pikë dhe Leganes në atë të fundit përkatësisht të 20-tin me 6 sosh.

Ndeshja u përcolle nga 12.110 shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat