Topi godet shtyllën e djathtë e të majtë dhe futet në rrjetë! Fiton Liverpooli

Futboll

Topi godet shtyllën e djathtë e të majtë dhe futet në rrjetë! Fiton Liverpooli

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 17:53
Topi godet shtyllën e djathtë e të majtë dhe futet në rrjetë! Fiton Liverpooli

Futbolli ka shumë mrekulli dhe po të mos ishin ato nuk do të ishte edhe aq i bukur për syrin e shikuesve. Liverpooli fitoi në stadiumin “Selhurst Park” në Londër me rezultat 2:1 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së 13-të në Premier League.

Liverpooli vazhdon me serinë fantastike, 12 fitore e 1 barazim dhe prijnë me 37 pikë, 8 më shumë se Leicester City në pozitën e dytë.  

Në minutën e 49-të, Robertson asistoi deri te Sadio Mane i cili pothuajse nga pika e penalltisë godet topin që qëllon shtyllën e djathtë të poshtëm e pastaj shkon deri të shtylla e majtë dhe futet në rrjetë, një gol interesant.

Në minutën e 82-të,  Zaha barazon rezultatin 1:1. Ndërkaq,  në minutën e 85-të, Roberto Firmino është hero i fitores me rezultat 2:1 te Liverpoolit. Crystal Palace është në pozitën e 14-të me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat