Chelsea gati ta shes Giroudin, ia cakton çmimin e largimit

Futboll

Chelsea gati ta shes Giroudin, ia cakton çmimin e largimit

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 11:10
Olivier Giroud

Olivier Giroud pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez nuk po preferohet nga trajneri Frank Lampard dhe ka bërë të ditur se do të largohet nga Londra.

E ardhmja e tij mbetet ende në dyshim, pasi ka oferta nga Anglia, Italia dhe Franca.

Crystal Palace dhe West Ham United janë dy ekipet angleze që duan ta mbajë atë në Ligën Premier.

Ndërkohë në Itali, Giroud po kërkohet nga dy skuadrat rivale të qytetit, Milan dhe Inter.

33-vjeçarin e duan edhe në vendlindje me Lyon dhe Marseille që kanë shprehur interesim.

Chelsea ka pranuar ta lë të lirë lojtarin e tyre dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Londinezët duan të fitojnë shtatë milionë funte për ta lënë të lirë francezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat