Golashënuesit më të mirë në Superligë, Blend Baftiu vazhdon t’i prijë listës

Futboll

Golashënuesit më të mirë në Superligë, Blend Baftiu vazhdon t’i prijë listës

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 13:08
Blend Baftiu

Ka përfunduar java e 16-të në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate befasuese.

Përveç ndryshimeve në tabelë, ndryshime ka pasur edhe në listën e golashënuesve, por jo në pozitën e parë.

Ylli i Ballkanit, Blendi Baftiu vazhdon të kryesojë këtë listë me 10 gola të shënuar pas 16 xhirove.

Në pozitën e dytë ndodhet anëtari i Gjilanit, Gerhard Progni me tetë ndërsa Arb Manaj është i treti me shtatë gola.

Plot pesë lojtarë kanë shënuar nga gjashtë gola deri më tani dhe ata janë, Harmon, Busic, Fiton Hajdari, Betim Haxhimusa dhe Ahmed Jonuzi.

Ndërkohë listën e top 10 shënuesve në Superligë e përmbyllin dyshja e Feronikelit, Jean Carioca dhe Mendurim Hoti me nga pesë gola. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat