Mbappe tregon dëshirën e madhe që ka me PSG-n

Futboll

Mbappe tregon dëshirën e madhe që ka me PSG-n

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 15:52
Kylian Mbappe

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka thënë se dëshira e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve.

Nesër futbollisti francez do të luajë kundër Real Madrid në “Santiago Bernabeu” në kuadër të Ligës së Kampionëve,

Në një intervistë për FIFA, Mbappe tha se dëshira e tij më e madhe është të fitojë trofeun madhor evropian.

“Është garë e madhe, gjë që bën që çdo lojtar ta ëndërrojë. Jam me fat që kam takuar disa lojtarë që kanë qenë kampionë, andaj i shoh dhe shpresoj që një ditë ta fitoj”, deklaroi ai.

Futbollisti francez gjithashtu tha se i pëlqen të punojë me trajnerin e Francës, Didier Deschamps, i cili ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998.

“Më pëlqen të punoj me njerëz, të cilët njihen nga e tërë bota”, përfundoi ai.

Mbappe këtë sezon ka shënuar tetë gola, pesë në kampionatin francez dhe tre në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat