Drejt shkarkimit trajneri në Premier League, rikthehet David Moyes

Futboll

Drejt shkarkimit trajneri në Premier League, rikthehet David Moyes

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 16:09
David Moyes

Marco Silva pritet të shkarkohet brenda disa orësh, me David Moyes të gatshëm ta zëvendësojë atë. Kështu njofton ekskluzivisht “The Sun”, që zbulon para kohe planin e drejtuesve të Everton. Këta të fundit po përgatiten të njoftojnë përfundimin e drejtimit 18-mujor të Silva, me klubin e Premier League në telashe të mëdha. Zotëruesi i shumicës së aksioneve, Farshad Moshiri, e ka përshpejtuar procesin me të cilin do të shkarkohet portugezi. Pritet që Silva-s t’i bëhet i ditur shkarkimi më vonë, gjatë javës, kur të zyrtarizohet pasuesi i tij. 

Moyes kaloi 11 sezone në “Goodison” dhe e çoi klubin në kualifikueset e Champions-it. Transferimi i tij i ëndrrave në stolin e Manchester United përfundoi me zhgënjim, 10 muaj më vonë. Puna e tij e fundit ishte te West Ham, prej nga u largua në vitin 2018, duke e marrë përsipër klubin tri vende nga fundi dhe mbyllur kampionatin i 13-ti. 

Skocezi ka hedhur poshtë një listë të gjatë ofertash që nga ai moment, më të fundit nga Stoke City. Kuptohet, ai ka mbështetjen e presidentit Bill Kenwright tek Evertoni, me të cilin ruan një lidhje të ngrohtë. Moyes pritet t'i ofrohet kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi për ta zgjatur të paktën edhe për dy vite të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat