Pogba i vendosur të largohet nga Man Utd – janari mund ta dërgojë në Madrid

Futboll

Pogba i vendosur të largohet nga Man Utd – janari mund ta dërgojë në Madrid

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 16:47
Paul Pogba

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, duket se nuk dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij në ‘Old Trafford’.

Lojtari po vuan nga një dëmtim në këmbë tash e sa kohë, dhe duket se ai po planifikon që të largohet nga ‘Old Trafford’ në muajin janar.

Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se Ole Gunnar Solskjaer nuk planifikon që ta pengojë largimin e francezit.

Solskjaer dhe drejtuesit e klubit do ta lironin Pogban për një shumë që prek 128 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid do të jenë të gatshëm që të bëjnë një ofertë për reprezentuesin e Francës, i cili nuk është i kënaqur në Mançester.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat