A do ta transferojë Ibrahimovicin në Tottenham? Tregon Mourinho

Futboll

A do ta transferojë Ibrahimovicin në Tottenham? Tregon Mourinho

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 20:16
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se nuk kanë nevojë për sulmuesin e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic.

Ibra ka deklaruar se do të largohet nga kampionati amerikan më dëshirën për të luajtur përsëri në Evropë.

Tekniku portugez ka thënë se Kane është qendërsulmuesi më i mirë në Angli, andaj nuk kanë nevojë për lojtarë në këtë pozitë.

“Kam lidhje të mirë, lojtar i mirë, por mund të them se nuk ka shanse. Kemi sulmuesin më të mirë në Angli. Nuk ka kuptim ta transferojmë kur kemi Harry Kane”, deklaroi ai.

Interesim për shërbimet e Ibrahimovic po shfaq klubi i tij i vjetër AC Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat