Lajm i madh, ja kur do të rikthehet Vedat Muriqi

Futboll

Lajm i madh, ja kur do të rikthehet Vedat Muriqi

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:18
Vedat Muriqi

Në ndeshjen e javës së 11-të në Superligën turke mes Fenerbahçes dhe Kasimpasas, Vedat Muriqi pësoi lëndim në kyçin e këmbës.

Si pasojë e këtij lëndimi, sulmuesi i Kosovës mungoi në dy ndeshjet e fundit të ‘Dardanëve’ kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Gjithashtu, Muriqi mungoi edhe në ndeshjen e fundjavës në Superligën turke.

Por, Ridvan Dilmen, komentator turk i NTV së fundmi për mediat turke ka zbuluar situatën e Muriqit.

“Me Vedatin kam folur javën e kaluar. Ai më ka thënë se do të mungojë pesë javë”, ka thënë fillimisht Dilmen.

“Gjasat që Muriqi të luajë ndaj Goztepes janë 25%, por me gjasë ai do të rikuperohet për ndeshjen ndaj Gençlerbirligit”, shtoi Dilmen.

25-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë pas transferimit nga Rizespori.

Në 11 ndeshje kampionale, prizrenasi ka shënuar shtatë gola derisa ka dhuruar edhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat