Ish-futbollisti i Kosovës top golashënues në Bundesliga 3

Futboll

Ish-futbollisti i Kosovës top golashënues në Bundesliga 3

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 00:53
Albert Bunjaku

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku po shkëlqen në Bundesliga 3 te skuadra Viktoria Koln.

Bunjaku me golin e shënuar së fundi ndaj ekipit Duisburg ka arritur në kuotën e 12 golave këtë edicion.

Sulmuesi kryeson renditjen e topshënuesve në ligën e tretë për nga rëndësia në Gjermani.

Bunjaku pas katër ditësh do të mbush 36 vjet, megjithatë po vazhdon të dëshmoj se mosha nuk ka shumë rëndësi në futboll.

Kujtojmë se pikërisht sulmuesi shqiptar kishte shënuar golin e parë për Kombëtaren e Kosovës pas pranimit në FIFA me të drejta të kufizuara, kundër Turqisë në humbjen 1-6 në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat