Plisat: Tash është koha që të veprojmë

Futboll

Plisat: Tash është koha që të veprojmë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:09
Plisat: Tash është koha që të veprojmë

Plisat dalin me një komunikatë, duke shkruar: Tash është koha që të veprojmë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkangjiten në aksionin tonë për t'i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri.

Plisat po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njejtat do të nisen sot në ora 15:00 për në Shqipëri.

Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni duke sjellur ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit është në Fan Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti.

Një ndihmë e vogël nga ti këtu, është tepër e madhe për një shqiptar atje.

Jemi të njejtë, jemi të bashkuar, jemi të goditur të gjithë, prandaj të veprojmë së bashku!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat