Edhe ekipi italian iu bashkohet lutjeve për shqiptarët

Futboll

Edhe ekipi italian iu bashkohet lutjeve për shqiptarët

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Logo Ac Milan

AC Milan iu është bashkuar lutjeve për shqiptarët që kanë pësuar nga tërmeti që ka ndodhur sot në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter  klubi i “rosonerëve” ka thënë se mendja e tyre është te Shqipëria.

“Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë për vëllezërit dhe motrat në Shqipëri që u goditën nga një tërmet i madh. Qëndroni të fortë”, njoftuan ata.

Dëmet nga tërmeti janë të mëdha pasi mbi 600 persona janë të lënduar, 13 të vdekur ndërsa ka persona që janë ende nën rrënoja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat