Nikaj: Si trajner mbeta shumë i zhgënjyer

Futboll

Nikaj: Si trajner mbeta shumë i zhgënjyer

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:09
Nikaj: Si trajner mbeta shumë i zhgënjyer

Trajneri nga Shkodra, Samuel Nikaj, ka folur për arsyen e dorëheqjes nga klubi i futbollit me renome Liria nga Prizreni.  Ai pas humbjes si mysafir me rezultat 1:0 nga Malisheva e pa të arsyeshme që të jap dorëheqje të parevokueshme.

Liria është në vend të tretë me 25 pikë, ka një me pak se lideri Arbëria, ndërsa në pozitën e dytë është Besa me 25, Malisheva e katërta 25, Istogu me 25 pikë etj.  Nikaj flet edhe për futbollin e Ligës së Parë të Kosovës, ka apo jo rritje ose stagnim, po ashtu edhe për sa pikë janë minus, si dhe a do të vazhdojë aventurën si trajner në Kosovë apo gjetiu.

“Bota sot”: Liria nuk është keq në pozitën tabelore, në vend të tretë me 25 pikë, kandidati kryesor për vend të parë, por vendoset që të largoheni, cilat është arsyeja kryesore, që dhatë dorëheqje apo nga vlimet e fundit?
Samuel Nikaj:
U mbyll një stinor dhe për pritshmeritë e mija si trajner mbeta shumë i zhgënjyer nga pikët e grumbulluara vetëm 25 pikë, që për emrin tim si trajner dhe emrin e ekipit janë shumë pak, prandaj e pash të arsyeshme të marr përgjegjësit dhe të ofroj dorëheqje të parevokueshme.

“Bota sot”: Liria është skuadër me traditë, a i mungoi fati sportiv apo diçka tjetër?
Samuel Nikaj:
Ndikuan një sërë faktorësh, ama unë marr përsipër të flas vetëm për ato probleme sportive dhe për mendimin tim problem ishte faktori psikologjik ekipi e ndiente trysnin e pritshmerive ndaj tyre dhe kishin problem të shprehnin cilësitë që posedonin plus fati i keq na ka përndjekur në disa raste si dhe disa gabime njerëzore të referëve na kanë dënuar dhe pasojat janë 8 deri në 10 pikë me pak.

“Bota sot”: Një kohë në Flamurtar të Prishtinës, në Vushtrri, së fundi në Liri, a do ta vazhdoni sërish aventurën në Kosovë apo në Shqipëri?
Samuel Nikaj:
Kur zgjodha Lirinë e zgjodha për emrin e madh që ka por pa e ditur si funksionon në formë dhe përmbajtje tani nuk do të ngutem dhe do të shoh mundësinë më të mirë qoftë kjo nga Kosova apo Shqipëria për mu personalisht Kosova është Shqipëri si dalloj.

“Bota sot”: Si e sheh Ligën e parë, ka rritje të nivelit apo jo kur dihet se dhjetë ekipe janë në garë për dy vendet e para?
Samuel Nikaj:
Nuk ka rritje ka rënie nga edicioni i vjetshëm liga e parë por formula e ka bërë më të ashpër luftën sepse bien direkt 4 ekipe por besoj që në janar do të ketë rritje, shumë ekipe do të futen në merkato për të arritur objektivat.

“Bota sot”: Cila është porosia për futbollin tonë?
Samuel Nikaj:
Nuk kam ndonjë gjë të veçantë, mu me pëlqen futbolli që luhet në Kosovë, lojë e fortë e burrërore me dyluftime, futbolli nuk është balet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat