Edhe Roma solidarizohet me Shqipërinë, ja postimi i tyre

Futboll

Edhe Roma solidarizohet me Shqipërinë, ja postimi i tyre

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:08
As Roma

Disa orë më herët faqja zyrtare e Milanit në rrjetin social Twitter e ka publikuar një mesazh lidhur me të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Shqipëria po përballet me një katastrofë të madhe, ku një tërmet i madh i orëve të para të mëngjesit, ka shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe qindëra të lënduarve.

Pas ‘Rossonerëve’, edhe një ekip tjetër nga Serie A ka reaguar pas asaj që po ndodh në shtetin fqinjë.

Roma nëpërmjet një postimi në Twitter ka shprehur mbështetjen e plotë për Shqipërinë në këto orë të vështira.

“Në këto orë të vështira, AS Roma shpreh afërsi me popullin shqiptar”, ka shkruar Roma në rrjetin social Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat