De Biasi: Me ka goditur tërmeti në Shqipëri

Futboll

De Biasi: Me ka goditur tërmeti në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:44
De Biasi: Me ka goditur tërmeti në Shqipëri

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, e ka ngushëlluar popullin shqiptar për viktimat e tërmetit shkatërrues, që e goditi vendin disa gjatë ditës së marte, duke u lutur që vendi t’i kthehet normalitetit sa më parë.

Tetëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, kryesisht zonën e Durrësit, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Trajneri italian De Biasi, i cili e udhëhoqi Kombëtaren kuqezi drejt pjesëmarrjes historike për herë të parë në një garë të madhe, në Kampionatin Evropian 2016 në Francë, ndien dhimbje për tragjedinë që e goditi popullin shqiptar.

“Me tërë zemrën time ua shpreh afërsinë time, dhimbjen time, viktimave dhe tërë popullatës së goditur nga tërmeti në Shqipëri”, shkroi De Biasi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

“Shpresoj fuqimisht që normaliteti të kthehet sa më shpejt dhe që personat që i kanë humbur shtëpinë të ndihmohen sa më shumë që të jetë e mundur. Ngushëllime atyre që i kanë humbur më të afërmit e tyre në këtë ngjarje të dhimbshme. Kini guxim dhe fuqi veprimi. Forca Shqipëria”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat