Sherri me Lapadulën i kushton shtrenjtë

Futboll

Sherri me Lapadulën i kushton shtrenjtë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 18:43
Sherri me Lapadulën i kushton shtrenjtë

Portierit të Cagliarit, Patrick Olsen i ka kushtuar shtrenjtë humbja e durimit në ndeshjen në udhëtim ndaj Lecces, pasi u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk ndihmoi dot skuadrën për të ruajtur avantazhin.

Megjithatë, portieri që u përplas ashpër me sulmuesin Lapadula, pasi ky i fundit shënoi një gol me penallti, nuk i ka shpëtuar as ndëshkimit nga ana e organeve disiplinore në Itali në kuadër të Serie A në futboll, që e kanë pezulluar për 4 javët e ardhshme.

Ia ka hedhur me vetëm dy javë pezullim sulmuesi i Lecces, Lapadula, ndërsa si ai, ashtu edhe portieri Olsen, do të duhet të paguajnë edhe nga një gjobë prej 10 mijë eurosh, për sherrin mes tyre.

Ballafaqimi mes Lecces dhe Cagliarit përfundoi baras (2:2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat