Skuadra e Ligës së dytë dhuron pagat për të prekurit nga tërmeti

Futboll

Skuadra e Ligës së dytë dhuron pagat për të prekurit nga tërmeti

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 19:49
Skuadra e Ligës së dytë dhuron pagat për të prekurit nga tërmeti

Një tërmet shkatërrues e ka goditur sot Shqipërinë, derisa epiqendra e tij ishte Durrësi.

Deri më tani raportohet për 21 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.

Për ngjarjet e sotme, skuadra e Kategorisë së dytë në Shqipëri, Këlcyra ka vendosur që disa nga rrogat e futbollistëve të tyre të dënuar t’i jap për familjet e prekura nga ky tërmet.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e klubit në fjalë:

“NJOFTIM! Mesditën e sotme me iniciativë të futbollistëve të dënuar përjetë Renis Spahiu, Entiljon Kamberaj, Aristidh Coli dhe Sajmir Kule u zhvillua një bisede ndërmjet drejtuesve të klubit dhe lojtarëve të ekipit tonë, nga e cila vendos në mënyrë unanime që dietat dhe rrogat e muajit nëntor, shumë e cila shkon afërsisht në 600.000 lekë (të reja) do të dhurohen për familjet e prekura nga tërmeti.#PRAYFORALBANIA”, shkruan ky klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat