Dramë në Santiago Bernabeu! Turpërohet keq Cërvena Zvezda midis Beogradit

Futboll

Dramë në Santiago Bernabeu! Turpërohet keq Cërvena Zvezda midis Beogradit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 20:39
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Real Madridi, PSG, Bayerni, Tottenhami, Manchester City dhe Juventusi e siguruan kualifikimin në të tetën e finales në Champions League në futboll. Dramë në Santiago Bernabeu, sidomos në 15 minutat e fundit të takimit. Real Madridi barazon me rezultat 2:2 me kampionin e Francës, PSG-së, në kuadër të grupit A.

Në minutën e 17-të, Karim Benzema shënon dhe ngritë në këmbë tifozët në Santiago Bernabeu. Reali thellon epërsinë në 2:0, sërish në skenë Karim Benzema. Ai shënon golin e dytë personal pikërisht në minutën e 79-të. Në minutën e 81-të, Kylian Mbappe ngushton rezultatin në 2:1. Dramë në Santiago Bernabeu, PSG barazon (2:2) me golin e Pablo Sarabia në minutën e 83-të. Juventusi triumfon me 1:0 ndaj Atletico Madridit. Fitore duke iu falënderuar Paolo Dybalas që shënoi në minutën e 45-të. Ronaldo me shokë fituan pikë të mëdha. Bayerni e shemb keq me gola stadiumin "Rajko Mitiq" në Beograd.

Bayerni fiton me rezultat 6:0 ndaj Cërvena Zvezdës, ndërsa Robert Lewandowski shënon katër gola. Serinë e golave e hapi Goretzka në minutën e 14-të, ndërsa në shprehje erdhi Lewandowski, shënues i katërfishtë: 53-tën nga penalltia, 61-tën , 64’ dhe 68’ dhe Tolliso (90’). Zvezda turpërohet keq. Manchester City zhgënjen me barazim 1:1 me Shakhtarin. Ilkay Gundogan në minutën e 57-të shënon për Cityn dhe pas 12 minutave (69’) Manor Solomon barazon rezultatin 1:1. Tottenhami i Jose Mourinhos fiton me përmbysje 4:2 kundër Lokomotivës së Moskës. Mysafirët avancuan me 0:2 por vendasit bënë kthesë në rezzultat. Alli (45'), Kane (50’ e 77’), Aurier (73’) shënojnë për Tottenhamin dhe El Arabi (6') e Semedo (19') për Lokomotivën e Moskës.

Atalanta tregoi formë të mirë dhe fitoi tri pikë të mëdha, duke mposhtur me rezultat 2:0 Dinamon e Zagrebit. Muriel (27’) nga penalltia) dhe Gomez (47’) realizuan për Atalantën. Për Dinamon e Zagrebit u paraqit shqiptari Arijan Ademi, i cili është kapiten.

Grupi A

Galatasaray-Club Brugge 1:1 (1:0)

Real-PSG 2:2 (1:0)

Tabela

1. PSG 5 4 1 0 13

2. Real Madrid 5 2 2 1 8

3. Club Brugge 5 0 3 2 3

4. Galatasaray 5 0 2 3 2

Grupi B

Cërvena Zvezda-Bayerni 0:6 (0:1)

Olympiakos-Tottenham 4:2 (1:2)

Tabela

1. Bayern 5 5 0 0 15

2. Tottenham 5 3 1 1 10

4. Cërvena Zvezda 5 1 0 4 3

4. Olympiacos 5 0 1 4 1

Grupi C

Manchester City-Shakhtar 1:1 (0:0)

Atalanta-Dinamo 2:0 (1:0)

Tabela

1. Manchester City 5 4 2 0 11

2. Shakhtar Donetsk 5 1 3 1 6

3. Dinamo Zagreb 5 1 2 2 5

4. Atalanta 5 1 1 3 4

Grupi D

Juventus-Atletico 1:0 (1:0)

Lokomotiva-Bayer 0:2 (0:1)

Tabela

1. Juventus 5 4 1 0 13

2. Atl. Madrid 5 2 1 2 7

3. Bayer 5 2 0 3 6

4. Lokomotiva 5 1 0 4 3

***

Dramë në Santiago Bernabeu, PSG barazon (2:2) me golin e Pablo Sarabia në minutën e 83-të.

Reali në qetësi, thellon epërsinë në 2:0, sërish në skenë Karim Benzema. Ai shënon golin e dytë personal pikërisht në minutën e 79-të. në minutën e 81-të, Kylian Mbappe ngushton rezultatin në 2:1.

Bayerni po e shemb keq me gola stadiumin "Rajko Mitiq" në Beograd. Bayerni avancon me 0:5, shënues Lewandowski në minutën e 68-të, goli i katërt i tij personal.

Image

Makineria e Bayernit nuk ndalet, Robert Lewandowski shënon het-trik dhe 0:4 në minutën e 64-të.

Bayern Munihu vazhdon ta bombardoi me gola Cërvena Zvezdën në Beograd. Robert Lewandowski shënon golin e dytë të tij personal dhe 0:3 në minutën e 61-të.

Tottenhami barazon shifrat 2:2 me Olympiakosin. Alli (45'), Kane (50’) shënojnë për Tottenhamin dhe El Arabi (6') e Semedo (19') për Lokomotivën e Moskës.

50’ Juventusi është në epërsi dhe në rrugë të mirë për fitore.

Fillojnë pjesët e dyta dhe secila sfidë ka rëndësinë e vet.

Përfundojnë pjesët e para.

Grupi A Galatasaray-Club Brugge 1:1 (1:0) Real-PSG 1:0 Grupi B Cërvena Zvezda-Bayerni 0:1 Olympiakos-Tottenham 1:2 T5 1 0 4 3 Grupi C Manchester City-Shakhtar 0:0 Atalanta-Dinamo 1:0 Grupi D Juventus-Atletico 1:0 Lokomotiva-Bayer 0:2 (0:1).

45' Juventusi në epërsi duke iu falënderuar Paolo Dybalas kundër Atletico Madridit.

43' Real Madridi dhe PSG dy skuadra veç kanë siguruar kalimin në të tetën e finales, Reali po avancon me 1:0, ndërsa Juventus - Atletico Madrid edhe më tej 0:0.

38' Bayerni Munihu po dominon në Beograd dhe po avancon me golin e Goretzka në minutën e 14-të.

27' Reali po ruan epërsinë ndaj PSG-së.

17' Karim Benzema kalon në epërsi Realin.

14' Reali dhe PSG nuk ka gola. Loja e mirë.

Image

1' Fillon ndeshja Real-PSG e cila është më interesantja, dy skuadrat më të forta.

Ballafaqimi më atraktiv do të luhet në Santiago Bernabeu mes Real Madridit dhe kampionit të Francës, PSG, në kuadër të xhiros së pestë të Champions League në futboll.

Realit i duhet fitorja si buka, ndërsa PSG e ka të siguruar biletën për më tej dhe sonte do të kërkojë fitoren e radhës, të pestën rresht në grup. Reali është në vend të dytë me 7 pikë ka pesë me pak se PSG lider.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat