Ja skuadrat që janë kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Futboll

Ja skuadrat që janë kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Në 4 grupet e para të Ligës së Kampionëve tashmë dihen disa prej skuadrave që kanë siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Në Grupin A, ashtu edhe siç pritej PSG me 13 pikë të grumbulluara dhe Real Madridi me 8 të tilla kanë siguruar kualifikimin tutje.

Image

Edhe në grupin B, dy skuadrat pretendente nuk kanë gabuar, Bayern Munchen me 15 pikë, dhe Tottenham me 10 siguruar kualifikim në fazën tjetër.

Image

Ndërsa në dy grupet tjera atë C dhe D vetëm një skuadër ka siguruar kualifikimin

Image

Manchester City në grupin C me 11 pikë të grumbulluara ndërsa kampioni italian, Juventus në grupin D.

Image

Kujtojmë që në 4 grupet e para ka mbetur edhe një ndeshje pa u zhvilluara, ndërsa në grupet tjera do të zhvillohen dy ndeshje, përfshirë edhe ndeshjet e mbrëmjes së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat