Sot në kuadër të grupit F do të zhvillohet ndeshja mes Barcelonës dhe Dortmundit.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Te vendasit nuk do të luajnë Nelson Semedo dhe Jordi Alba për shkak të lëndimeve, ndërsa te mysafirët rezervë pritet të jetë Thorgan Hazard.
Barcelona(4-3-3): Ter Stegen, Roberto, Umtiti, Lenglet, Firpo, Vidal, Busquets, De Jong, Messi, Suarez, Griezmann.
Dortmund(4-2-3-1): Burki, Pisczcek, Weigl, Hummels, Hakimi, Witsel, Dahoud, Sancho, Reus, Brandt, Alcaces.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në “Camp Nou” dhe fillon në ora 21:00.