Hazard alarmon Realin

Futboll

Hazard alarmon Realin

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:56
Hazard alarmon Realin

Eden Hazard rikthehet të dëmtohet dhe ky episod ka trembur Realin e Madridit. Sulmuesi belg u përplas në një duel me bashkëkombësin e tij Mënie dhe ndjeu dhimbje gjuri.

Kjo situatë alarmoi stafin mjekësor, që shkoi menjëherë në fushë dhe vendosën ta zëvendësonin belgun me Bejlin. Ndeshja nuk kishte shumë rëndësi pasi kualifikimi ishte siguruar dhe nuk dihej që ylli i ekipit të rrezikonte.

Më vonë do të mësohet shkalla e dëmtimit për të kuptuar se sa e rëndë është dhe koha që do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

Hazard u dëmtua në fillimin e sezonit dhe tani duket se ka gjetur vazhdimësinë. Loja e tij është e shkëlqyer, por i mungon vetëm goli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat