Ndalet futbolli në Shqipëri

Futboll

Ndalet futbolli në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:59
Ndalet futbolli në Shqipëri

Tragjedia natyrore që ka përfshirë Shqipërinë, prek edhe futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp lajmëron të gjithë lëvizjen futbollistike në vend se të gjitha aktivitet që ishin programuar për t’u zhvilluar fundjavën e ardhshme janë anuluar.

FSHF thekson se në një moment të dytë, gjatë ditëve në vazhdim, do të mësohet se kur do të zëvendësohen datat e kësaj fundjave, Kjo do të thotë se as skuadrat e Kategorisë Superiore nuk do të zbresin në fushë këtë fundjavë.

Njoftimi i FSHF-së

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.

Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat