Ibrahimoviç ka konfirmuar lëvizjen e tij të radhës

Futboll

Ibrahimoviç ka konfirmuar lëvizjen e tij të radhës

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:00
Ibrahimoviç ka konfirmuar lëvizjen e tij të radhës

Zlatan Ibrahimoviç ka konfirmuar lëvizjen e tij të radhës në futboll. Superylli suedez është bërë bashkëpronar te skuadra e njohur suedeze, Hammarby.

38 vjeçari u largua nga La Galaxy pak javë më parë pas dy vitesh të suksesshme të kaluara në MLS ku kishte realizuar 53 gola në 58 ndeshje, shkruan Indeksonline.

"Është absolutisht emocionuese dhe argëtuese për mua. Jam bashkëpronar te Hamarby dhe do ta shijojë këtë rol" ka thënë Ibra.

Nuk dihet nëse ky vendim do të ndikojë edhe në të ardhmen e tij si futbollist pasi që Ibra kishte njoftuar se do të vazhdojë karrierën dhe se është në kërkim të një skuadre të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat