Fiorentina bllokoi largimin e Federico Chiesës

Futboll

Fiorentina bllokoi largimin e Federico Chiesës

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:05

Fiorentina bllokoi largimin e Federico Chiesës në verë, me pretendimin për t’i rinovuar kontratën, por duket se djaloshi i talentuar nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë se vera e ardhshme në Firence.

Për futbollistin është interesuar prej kohësh Juventusi, por vetë drejtuesit e Fiorentinës nuk duan ta shesin te bardhezinjtë, duke qenë se këta të fundit e shqetësuan edhe verën e kaluar, ndaj në orët e fundit ka fituar terren Interi.

Zikaltrit kanë nisur kontaktet paraprake me drejtuesit e klubit vjollcë dhe kanë hedhur idenë e një shkëmbimi të Chiesës me Politanon e Gabigol, dy emra që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes.

Italiani është kërkuar edhe më herët nga Fiorentina, pasi është një futbollist që pëlqehet shumë edhe nga Vincenzo Montella, ndërsa sulmuesi brazilian është njeriu i momentit, që mund të shpërthejë në Firenze.

Momentalisht jemi në fazën e një ideje testuese, por që mund të rezultojë vendimtare në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve, që do të çonte në Milanon zikaltër një nga futbollistët italianë më premtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat