Argjentinasi nuk bëri gjestin e “maskës së gladiatorit”

Futboll

Argjentinasi nuk bëri gjestin e “maskës së gladiatorit”

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:12
Argjentinasi nuk bëri gjestin e “maskës së gladiatorit”

Paulo Dybala konfirmohet lojtari i momentit në radhët e Juventusit, por ndërkohë nuk mund të mungonte paksa polemikë, pas dopiofestimit të tij. 

Menjëherë pas golit fantastik shënuar ndaj Atletikos së Madridit, argjentinasi nuk bëri gjestin e “maskës së gladiatorit”, por fillimisht preku mjekrën dhe më pas thërriti Demiralin nga stoli, duke i bërë përshëndetjen ushtarake mbrojtësit turk, i cili e “ekzekutoi” atë si në eliminatoren ndaj Shqipërisë, ashtu sikurse në duelin kundër Francës. Por në lidhje me këtë festim të Demiralit, Paulo Dibala saktëson:

“Festimi i parë (prekja e mjekrës) ishte për të fejuarën time, ndërsa e dyta ishte për Demiralin, pasi bëjmë shpesh shaka me të. Që në ditën e parë që jemi takuar në stërvitje e bënim përshëndetjen ushtarake, për shaka, për të qeshur, pasi ashtu feston ai. Por kurrsesi nuk ka qenë një mesazh diskriminues për asnjë dhe për asgjë, prandaj të mos bëjmë kot polemikë, – nënvizon numri 10 i Juves, i cili më pas tregon edhe për formën fantastike që po kalon.

– Tashmë jam i lumtur, ndihem në një mënyrë fantastike dhe kjo dallohet qartë. Në fushë më del çdo gjë që dua të bëj, siç tregoi edhe goli shumë i bukur që realizova. Ishte shumë i vështirë, pasi pozicioni i asaj goditjeje dënimi të linte pak hapësirë për ta harkuar topin në atë mënyrë.

Por unë besoja se mund t’ia dilja, edhe pse kisha shumë lojtarë përpara meje. Ishte shumë i bukur, diçka speciale, për të mbyllur një pjesë të parë të luajtur në një mënyrë fantastike nga ana jonë. Prandaj, jam i lumtur për veten, por akoma më shumë për vendin e parë në grup dhe këto tri pikë që janë shumë të rëndësishme jo vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat