Ibra investon në futboll, blen 50 % të aksioneve të klubit suedez

Futboll

Ibra investon në futboll, blen 50 % të aksioneve të klubit suedez

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:14
Zlatan Ibrahimovic

Në pritje për të mësuar se fanellën e kujt klubi do të veshë vitin e ardhshëm, sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur të investojë në klubin e Hammarbyt, ku ka blerë 50 % të aksioneve.

Ka qenë vetë klubi që në një njoftim në faqen zyrtare, ka lajmëruar se tashmë pronar me 50 % të aksioneve, është edhe një nga më të mirët e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Ky i fundit i dha fund eksperiencës në Major Soccer League-n amerikane dhe kërkon rikthimin në futbollin europian, ku kërkohet nga disa klube, me Milanin që është në “pole” për ta marrë për 6 muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat