Pochettino nuk është opsion për Bayernin

Futboll

Pochettino nuk është opsion për Bayernin

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:49
Mauricio Pochettinon

Bayern Munich nuk janë duke konsideruar Mauricio Pochettinon si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Pochettino u shkarkua nga Tottenham para dy javëve dhe ka pasur raportime që ka qenë i kërkuar nga Bayern.

Mirëpo, “bavarezët” po dëshirojnë ta lejojnë Hansi Flick të jetë në krye deri në fund të sezonit.

Bayern shkarkoi Niko Kovac dhe po preferon vetëm dy trajnerë, transmeton KosovaPress.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel dhe i Ajaxit, Erik ten Hag janë kandidatët kryesorë, të cilët njëkohësisht e kanë refuzuar stolin.

Pochettino mbetet i lidhur me Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat