United merr vendimin për Haaland

Futboll

United merr vendimin për Haaland

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:00
Erling Haaland

Manchester United ka vendosur të provojë të transferojë sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për norvegjezin në afatin dimëror.

Haaland këtë sezon ka shënuar 26 gola, shtatë prej tyre në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka stërvitur lojtarin në Molde dhe dëshiron një ribashkim.

Vlera maksimale e lojtarit pritet të jetë rreth 85 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat